Dje nuk është konfirmuar asnjë i infektuar me koronavirus nga Ferizaj, ndërsa sot do të testohen persona tjerë nga ky qytet me dyshimin për infektim me Covid-19.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë për Gazetën Sinjali se sot nga ky qytet janë marrë për t’u testuar 16 mostra.
“Sot janë marrë 16 mostra”, ka thënë Aliu.
Ferizaj mbetet komuna me më së shumti raste me koronavirus (98). /Gazeta Sinjali/