Për helmimin e qytetarëve të Deçanit është folur sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputet të shumtë, por edhe nga Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Aliu, gjatë fjalimit të tij ka thënë se pusetat në Deçan janë të qasshme dhe siguria nuk është në nivel, njofton Gazeta Sinjali.
“Pusetat janë të qasshme, rezervuari mund të jetë lehtë i qasshëm. Klorizimi është bërë në mënyrë manuale. I gjithë sistemi është i brishtë. Nëse e shohim sistemin ne vendin tonë e sidomos në rastin në fjalë duhet ta kemi të qartë që ky sistem të jetë i komprometueshëm, situata të tillë mund të kemi edhe në të ardhmen”, tha Aliu.
Ai tha gjithashtu se duke pasur parasysh këtë situatë, një vërshim uji mund të shkaktojë një kontaminimit të tillë të ujit.
Ministri gjithashtu tha se nga kontrollet e bëra në terren, është parë se i gjithë sistemi duhet të inspektohet dhe të merren masa të mëtutjeshme. /GazetaSinjali/