image Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

Politikë

Ali Berisha zgjidhet kryetar i AAK-së në Pejë

news image

Ali Berisha është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Berisha është zgjedhur kryetar me vota absolute nga prezenca e 327 delegatëve.

Gjithashtu, në Kuvendin e IX-të zgjedhor u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës.

“Këtë kuvend madhështor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të AAK-së në Pejë.

Tutje në njoftim thuhet “Dalshim faqebardhë!

Është koha për rikthim”.

/GazetaSinjali/