Ali Berisha është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Berisha është zgjedhur kryetar me vota absolute nga prezenca e 327 delegatëve.
Gjithashtu, në Kuvendin e IX-të zgjedhor u zgjodh edhe Këshilli i Përgjithshëm i degës.
“Këtë kuvend madhështor me prezencën e tij e nderoj lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të AAK-së në Pejë.
Tutje në njoftim thuhet “Dalshim faqebardhë!
Është koha për rikthim”.