Aleksia Peleshi është komentuar kohët e fundit për lidhjen që ka nisur me Romeo Veshaj. Edhe pse aktori nuk ka folur kurrë për raportin e tyre ka qenë vajza e Niko Peleshit, e cila ka zbuluar detaje për publikun.
Së fundmi, Aleksia ka bërë një ndryshim drastik në look. Ajo ka lyer flokët dhe përveç komplimenteve të shumta që ka marrë, është përballur dhe me krahasime. Shumë ndjekës i kanë shkruar se është bërë si ‘kunata’ Beatrix Ramosaj.
“Si kunata Trixa qenke bërë”, thuhet në një koment.
Ajo ka publikuar mesazhet e shumta që ka marrë ndërsa ka shkruar: “Jalla as me nonën e babën tim nuk më kanë krahasuar kaq shumë, sa kam qesh”.