image Aleatët e NATOS-s po përplasen në Mesdhe, konflikti mund ta përfshijë gjithë rajonin

Botë

Aleatët e NATOS-s po përplasen në Mesdhe, konflikti mund ta përfshijë gjithë rajonin

news image

Tensionet po rriten në Mesdhe si nga ana e Turqisë, ashtu edhe nga pala e Greqisë. Të dyja shtetet janë aleatë të NATO-s, rivalë historikë, duke bërë që vendet të shkojnë drejt konfliktit të mundshëm ushtarak që mund ta ngatërrojë të gjithë rajonin.

“Anijet detare nga të dy vendet bënë një shfaqje force në rajonin e kontestuar të Mesdheut Lindor të Martën pasi një garë për rezervat e gazit dhe naftës po zhvillohet mes tyre. Kjo bën që shtetet të fërkohen më shumë, ndërsa mund të trazohen edhe marrëveshjet e vjetra dypalëshe”, shkruan CNN.

Ndërsa aleatët e NATO-s si Greqia dhe Turqia kanë qenë të angazhuara dhe madje mund të llogarisin edhe përballjen me armë, Gjermania shkoi në ndihmë të tyre. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass shkroi në rrjetet sociale se konfliktet mes Athinës e Ankarasë në Mesdhe duhet të marrin fund.

Tensionet u ndezën kur Ankaraja njoftoi se po e zgjat kohën e një misioni eksplorimi sizmik në ujërat e diskutuara që fillimisht pritej të përfundonin të hënën në një shënim navigues detar duke përdorur sistemin global NAVTEX.

Më tej, Turqia tha se do të zhvillojë ushtrime ushtarake në zonë, gjë e cila nuk u pranua nga pala greke, që ka kundërshtuar këto veprime të ndërmarra nga pala turke.

Zona e diskutueshme është gjithashtu e lidhur me pretendimet territoriale ne Qipro.

Ishulli mbetet i ndarë në mes Greqisë dhe Republikës së Qipros të njohur ndërkombëtarisht në jug, dhe Republikës së vetëshpallur Turke të Qipros Veriore, e cila njihet vetëm nga Turqia.

Zona është tejet e preferuar dhe është dhënë për të nxjerrë naftë e gaz edhe për kompani të huaja ndërkombëtare, ndërsa tensionet për këtë janë të mëdha. /Gazeta Sinjali