image Albulena Haxhiu e quan Kadri Veselin hipokrit

Politikë

Reagim/ Albulena Haxhiu e quan Kadri Veselin hipokrit

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kadri Veselit në lidhje me largimin e Ambasadës Amerikane nga Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Haxhiu ka thënë se Veseli ka filluar të bëhet edhe i gërditshëm. Teksa, ka thënë se pazaret i kanë bërë bashkë, andaj sipas saj PAN duhet të largohet në pako.

Shkrimi i plotë i Albulena Haxhiut:

https://www.facebook.com/hapeporten/posts/2816283918442381

Ambasada e Britanisë së Madhe gjithashtu edhe ajo e SHBA-së, janë tërhequr nga bordi i Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, pasi kanë kundërshtuar emërimin e Naser Shalës në pozitën e kreut të Sekretariatit ekzekutiv të këtij institucioni, pasiqë sipas tyre, Shala është i pakualifikuar.

Ndonëse ka qenë kryetar i Kuvendit kur është zgjedhur Naser Shala në krye të Bordit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, Kadri Veseli ka reaguar pas dorëheqjes së Ambasadës së Amerikës nga bordi i kësaj agjencie. Dorëheqjen e ambasadës britanike dhe asaj amerikane e ka quajtur lajm të keq për Kosovën dhe alarm për të gjithë./Sinjali/