Skitari i Kosovës, Albin Tahiri do të debutojë nesër (e diel) në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, shkruan Sinjali Sport.
Tahiri do të garojë në ora 04:00 në disiplinën lëshim në sportin skijim alpin.
Skitari kosovar do të zhvillojë këtë garë me numrin rendor 43.
Përpos Tahirit, në këtë lojëra olimpike nga reprezentacioni i Kosovës do marrë pjesë edhe Kiana Kryeziu, e cila do nis garat të hënën.