Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të dalë nga Kuvendi ka shkuar në selinë e partisë së tij për t’i takuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazetarët që po qëndrojnë në vendin e ngjarjes e kanë pytur Kurtin se si po ndihet pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës.
“Ndjenjë e gëzimit por më shumë ndjenjë e përgjegjësisë, sepse programi ynë është shumë ambicioz…”, tha Kurti, raporton Gazeta Sinjali.
Më tej Kurti tha se ishte në vizite te aktivistët e LVV-së, ”këta janë njerëz që punojnë shumë dhe nuk ju merret kurrë vesh emri i tyre”, tha Kurti.
Qytetarët votuan për ndryshim, përmendi sërish Kurti.
Lideri më i fortë opozitar sot u bë kryeministër i Kosovës. Albin Kurti mori 66 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime.
Ndërsa, në krye të Kuvendit të Kosovës u zgjodh nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/