image Albin Kurti: VV është fituese e zgjedhjeve, do t’i kemi së paku 60 deputetë

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti: VV është fituese e zgjedhjeve, do t’i kemi së paku 60 deputetë

news image

Gjatë kohës sa Lëvizja Vetëvendosje po prinë me rezultatin e zgjedhjeve, Albin Kurti, ka dhënë një deklaratë. Ai tha se VV është fituese e zgjedhjeve dhe do t’i ketë të paktën 60 deputetë.

“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve sepse ka dalë e para, kemi korrë fitore bindëse, do t’i kemi së paku 60 deputetë”, tha Kurti, raporton Gazeta Sinjali.

“Pas pak do të nisemi për te sheshi “Skenderbeu” do të takohemi me qytetarët që vendosën ta shpëtojnë Republikën nga kapja e shtetit”, tha ai.

KQZ ka numëruar deri më tani 80% të votave në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa VV ka thelluar epërsinë ndaj LDK-së.

/Gazeta Sinjali/