image Albin Kurti tregon se a është marrë vesh me ndërkombëtarët për largimin e taksës për reciprocitet

Kosovë

Albin Kurti tregon se a është marrë vesh me ndërkombëtarët për largimin e taksës për reciprocitet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për vendimin e tij që të shfuqizojë fillimisht pjesërisht taksën kundër Serbisë, e më pas nëse Serbia plotëson dy kushtet e Kosovë ta shfuqizojë plotësisht.

I pyetur për largimin e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit, Kurt ka thënë se e ka diskutuar me aleatët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se u ka treguar të gjithëve planin e tij për heqjen

“Kjo nuk është një ide e re, kjo nuk është befasi për ta. Në takimi e shumta që kam pas me ta, nuk mund të them që secili, por një pjesë të mirë të tyre ua kam shpalosur idenë e reciprocitete dhe poashtu heqjen e tarifës për lëndën e parë”, ka thënë Kurti në këtë konferenvcë./Gazeta Sinjali/