image Albin Kurti thotë se do të ngre padi për gjenocid kundër Serbisë

Kosovë

Drejtësi/ Albin Kurti thotë se do të ngre padi për gjenocid kundër Serbisë

news image

I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti sot ka bërë të ditur se gjatë kohës sa  do të drejtojë qeverinë, do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Në fjalimin e tij para deputetëve, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurti ka deklaruar se do të përgatitet padi kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, është shprehur ai./Gazeta Sinjali/