Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thirrur konferencë shtypi sot në orën 14:00.
Mësohet se Kurti e ka thirrur këtë konferencë për të treguar rreth vendimeve që ka marrë këtyre ditëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së sotme, i pari i qeverisë përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani rreth një marrëveshje sekrete që Hashim Thaçi asokohe si kryeministër i Kosovës e kishte nënshkruar me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.
Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij./Gazeta Sinjali/