image Albin Kurti takohet me djalin e George Soros

Kosovë

Mynih/ Albin Kurti takohet me djalin e George Soros

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me djalin e filantropit George Soros, Alexander Soros, në Mynih gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih disa ditë më parë.

Ka qenë i biri filantropit amerikano-hungarezo-hebre, që ka njoftuar për takimin me një postim në twitter. “Takim i shkëlqyer me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin”, shkruan Alexander Soros.

George Soros është pronari i fondacionit “Shoqëri e Hapur” që promovon politikat liberale e demokratike në vendet me demokraci të re, por akuzohet nga kritikët se me anë të ndërhyrjeve të tij merr kontrollin e poitikës për qëllime të tjera të padeklaruara.

Ai është i akuzuar nga qeveria aktuale e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndikim pro-demokrat. /Gazeta Sinjali/