image Albin Kurti sot zyrtarisht e përmbush kushtin e Lutfi Hazirit për koalicionin LDK-VV

Kosovë

Albin Kurti sot zyrtarisht e përmbush kushtin e Lutfi Hazirit për koalicionin LDK-VV

news image

Albin Kurti pritet që edhe zyrtarisht sot ta plotësojë kushtin e vënë nga Lutfi Haziri për vizitën tek varri i Ibrahim Rugovës.

Një veprim të tillë Kurti nuk e kishte bërë asnjëherë më parë, ndërsa vizita e tij tek varri i Rugovës është paralajmëruar në Ditën e Pavarësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Vizita e Kurtit tek varri i Rugovës pritet të bëhet sot në ora 10 e 30 minuta.

“Do të fillojmë në ora 08:00 me ngritjen e flamurit, të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së. Vendosja e kurorave në kompleksin memorial “Adem Jashari”. Vendosja e kurorave të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Vendosje kurorash te varri i veprimtarit Adem Demaçi dhe në seancën solemne të Kuvendit ku do të flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani”, kishte deklaruar zv/kryeministri i Kosovës, Haki Abazi teksa kishte prezantuar aktivitetet për Ditën e Pavarësisë.

Në ndërkohë, Haziri muaj më parë kishte paralajmëruar se vizita e Kurtit tek varri i Rugovës është një kusht i tij personal ndaj VV-së për koalicion./Gazeta Sinjali/