image Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues të Listës Serbe

Kosovë

Politikë/ Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues të Listës Serbe

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së sotme do të takohet me përfaqësues parlamentarë të minoriteteve, përfshirë edhe ata serb.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se me Listën Serbe do të diskutohet programi qeverisës për fushat që kanë impakt në këtë komunitet.

“Kryetari Albin Kurti, në kuadër të bisedimeve për të krijuar qeverinë, përveç diskutimeve intensive me partnerin kryesor qeverisës, LDK-në, do të takohet edhe me përfaqësuesit parlamentarë të minoriteteve, përfshi edhe minoritetin serb. Me këta të fundit do të diskutohet programi qeverisës sidomos në fushat që kanë impakt në jetën e këtij komuniteti. Po ashtu do të diskutohet edhe për propozimet e z. Kurti sa i përket drejtuesit të ministrisë që do të drejtohet nga dikush prej minoritetit serb, siç garanton kushtetuta”, ka thënë ai për media.

Teksa koha dhe vendi i takimit ende nuk është bërë i ditur./Gazeta Sinjali/