image Albin Kurti pyetet për mocionin e mosbesimit, ja çka thotë ai

Politikë/ Albin Kurti pyetet për mocionin e mosbesimit, ja çka thotë ai

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e thirrur për media ku po flitet për gjendjen e koronavirusit në Kosovë, është pyetur nëse ka takuar partnerin e tij qeverisës apo partitë opozitare pas paralajmërimit për procedimin e mocionit të mosbesimit.

Kurti tha se nuk i ka takuar dhe përkushtimi i tij aktual është te shëndeti publik.

“Jo nuk i kam takuar dhe nuk kemi biseduar për këtë gjë, jemi plotësisht të përkushtuar në situatën ku shëndeti publik është para së gjithash dhe mbi të gjitha”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, LDK ka dërguar dje në Kuvend nënshkrimet për nisjen e procedurave të mocionit të mosbesimit. /Gazeta Sinjali/