image Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit të Kosovës

Kosovë

Albin Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit të Kosovës

news image

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Glauk Konjufcën në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Menjëherë pas propozimit të Konjufcës në këtë post, kjo çështje është hedhur në votim, ku i ka fituar votat e nevojshme.

Konjufca ka marrë 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime.

Në bazë të numrit të votave, i bie që edhe LDK ka votuar për Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/