Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Glauk Konjufcën në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Menjëherë pas propozimit të Konjufcës në këtë post, kjo çështje është hedhur në votim, ku i ka fituar votat e nevojshme.
Konjufca ka marrë 75 vota pro, 27 kundër dhe 6 abstenime.
Në bazë të numrit të votave, i bie që edhe LDK ka votuar për Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit të Kosovës./Gazeta Sinjali/