image Albin Kurti përkujton Ylfete Humollin që u vra në protestat e vitit 1990

Kosovë

Përvjetor/ Albin Kurti përkujton Ylfete Humollin që u vra në protestat e vitit 1990

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar Ylfete Humollin, e cila është vrarë nga regjimi serb në protestën që u zhvillua më 1 shkurt të vitit 1990.

Përveç Ylfetes, e cila në atë kohë ishte 16-vjeçare, Kurti ka përkujtuar edhe vëllain e saj, Mentor Humollin, i cili ra dëshmor më 16 maj të vitit 1999 në betejën e Kosharës.

“Më 1 shkurt 1990, organizohet një demonstratë në fshatin e saj, ku policët e regjimit serb u turren sërish. Breshëria e plumbave në Lupçin e Poshtëm bie mbi Ylfeten teksa dëgjohej thirrja e saj: ‘Ku është Mentori?’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka shkruar disa fjalë edhe për vëllain e Ylfetes, Mentorin, i cili në atë kohë ishte 13-vjeçar.

“Mentor Humolli, atëbotë 13 vjeç, ishte i vëllai i saj. Ai e ndiqte hap pas hapi Ylfeten. Më vonë, idealet e Mentorit shquhen në luftën e viteve 1998 dhe 1999, sepse mësuese e inspirim kishte dikë si motrën e vet. Thirrja e Ylfetes mori përgjigje nga vetë Mentori. Në betejën e madhe të Kosharës, më 16 maj 1999, Mentor Humolli ra dëshmor”, ka shkruar Kurti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/795718120928074/?type=3&theater