Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasi ka folur për një takim të tij të dytë me Hashim Thaçin, ka paralajmëruar se së shpejti do ta ftojë në takim edhe Kadri Veselin.
Ai duke folur për planin e tij që të udhëheqë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, fillimisht ka thënë se planifikon të takohet përsëri me Thaçin, ku sipas tij ky takim do të zgjaste më shumë se 4 minuta.
Ai më tutje ka thënë se për çështje të ndryshme planifikon të takohet edhe me liderët e partive të tjera.
Ka thënë se sot është takuar me Isa Mustafën, ndërsa planifikon të takohet me Kadri Veselin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limaj.
“Së shpejti do ta thërras edhe Kadri Veselin nëse ai dëshiron të takohet sepse unë nuk do të sillem me arrogancë ndaj opozitës”, ka thënë Veseli në ktv./Gazeta Sinjali/