Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është përgjigjur për pjesëmarrjen e tij në tribunat e thjeshta kur e kishte shikuar për herë të parë ndeshjen e Kombëtares së Kosovës në futboll.
Në “Fadill Vokrri”, Albin Kurti u shfaq nga tribunat e rëndomta duke shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kur është pyetur përse nuk shkoi në tribunat VIP, ai ironizoi me përgjigjen.
“Më thanë përse nuk shkove në tribunën VIP kur e shikove ndeshjen e Kosovës, u thash që aty është rrezik që ta vjedhin kuletën”, ka deklarua Kurti në një tubim që kishte pasur.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti për herë të parë shkoi për ta shikuar ndeshjen e Kosovës duke thyer tabunë që kishte./Gazeta Sinjali/