Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së Jugt Agim Bahtirit, për ‘vëllavrasjen’. Me këtë deklaratë Kurti ka thënë se nuk është dakord dhe si e tillë nuk u ndihmon.
Por thotë se është interesant si për deklaratën që dha Bahtirit i shkuan në derë prokurorët dhe jo presidentit Thaçi, kur i tha policisë të mos e zbatojnë vendimin e qeverisë.
“Nuk jam dakord me atë deklaratë dhe nuk na ndihmon, së dyti është interesant si prokurorët i shkuan te dera, por nuk i shkuan edhe presidentit që i bëri thirrje policisë për moszbatimin e vendimit të qeverisë, nuk i trokiti askush në derë. Kjo tregon që shteti vazhdon të jetë i kapur”, u shpreh Kurti.
Më tej tha se njerëzit duhet ti ruajnë nervat dhe duhet ta gjejnë madhështinë për ta tejkaluar frustrimin.
“Kemi nevojë që në këtë muaj të jemi bashkë dhe mos të harrojmë armikun kryesor koronavirusin”, tha Kurti./Gazeta Sinjali/