Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që të udhëtojë në Bruksel për dialog mirëpo sipas tij dialogu duhet të jetë parimor dhe i baraspeshuar.
Kurse, sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
“Besoj se edhe serbët në Kosovë, porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët, egjiptianët, ashkalinjtë, e gjithë qytetarët, kanë nevojë për drejtësi e punë, e jo për asociacione që na shtojnë tensione e na prishin raportet tona dhe e gëzojnë dikë në Beograd”, ka thënë Kurti.
Po ashtu, Kurti tha se Qeveria është e përkushtuar që kushtetutshmëria e ligjshmëria në gjithë territorin e Kosovës të respektohet e të zbatohet në mënyrë të plotë. /GazetaSinjali/