image Albin Kurti ngushëllon familjen Kraja: Pushofsh e qetë Arzana

Kosovë

Pikëllim/ Albin Kurti ngushëllon familjen Kraja: Pushofsh e qetë Arzana

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes, shoqërisë, si dhe artistëve kosovarë për vdekjen e regjisores kosovare Arzana Kraja.

Kurti përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Arzana ka lënë shenja në artin kinematografik.

Arzana Kraja nuk rron më. Pikëllimi ende nuk po mund t’ia zë vendin tronditjes. Ngushëllime familjes Kraja, shoqërisë së saj, artistëve tanë. Arzana Kraja është regjisore e skenariste që la shenja në artin tonë kinematografik. Punëtore e madhe e me shumë talent. Atë po e prisnin edhe shumë punë të tjera, e neve edhe shumë filma të saj. Iku shumë herët.Na duhen shumë idealistë.”, thoshte Arzana kur e shpjegonte filmin e saj “Fusha e Mëllenjave”. Syla, personazhi kryesor i këtij filmi të saj të fundit, ish i burgosur politik, e gjen veten mes mashtrimit dhe tradhtisë. Në Kosovë ai kthehet pas 20 viteve, me shpresën se do të kuptonte se çfarë ka ndodhur në të vërtetë… Pushofsh e qetë Arzana”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ngushëllime familjes Kraja i shprehën edhe krerët e shtetit, fytyra të njohura të kinematografisë kosovare e shqiptare.

Arzana Kraja u gjet sot në banesën e saj në lagjen “Kalabria” të Prishtinës pa shenja jete ndërkohë që deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së saj./Gazeta Sinjali/