Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që nesër t’i vizitojë të gjitha zyrat e Zyrës së Kryeministrit si dhe për t’u takuar me stafin.
Kurti që u zgjodh gjatë ditës se djeshme kryeministër i vendit pritet që nesër qysh me mëngjes t’i vizitojë të gjitha zyrat.
Ai në agjendë ka paralajmëruar se me fillim nga ora 8:00 do t’i vizitojë këto zyre ku edhe do të njoftohet me stafin.
Kurti mori dje votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeministër i ri i vendit, pas koalicionit me LDK-në.
Përveç votave të deputetëve të LDK-së dhe VV-së, pro qeverisë së tij votuan edhe disa nga komunitetet dhe Behgjet Pacolli./Gazeta Sinjali/