image Albin Kurti në 12-vjetorin e pavarësisë: Nuk do t’ju shmangemi vështirësive

Kosovë

Deklaratë/ Albin Kurti në 12-vjetorin e pavarësisë: Nuk do t’ju shmangemi vështirësive

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kurti këtë e ka bërë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se është punë e qeverisë që t’i mos i shmangen vështirësive, por t’u bëjnë ballë atyre.

“Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet. Ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë, kemi mospajtimet e dallimet tona, por si Qeveri është koha të marrim vendime. Nuk do t’ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyre. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e qeverisë është të jetë në hap me popullin, për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike e madhështore”, ka thënë ndër të tjera Kurti në Facebook.

Sot janë bërë 12 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/2987513381305786/