image Albin Kurti merr mbështetjen e Listës Serbe për krijimin e qeverisë – sa ministri i kërkojnë serbët?

Kosovë

Koalicion/ Albin Kurti merr mbështetjen e Listës Serbe për krijimin e qeverisë – sa ministri i kërkojnë serbët?

news image

Para pak minutash ka përfunduar takimi në mes të mandatarit për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti, me kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe ish-ministrin për kthim, Dalibor Jevtic.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se një takim i tillë do të duhej të kishte ndodhur më herët, ndërkohë ka theksuar edhe një herë që partia e tij nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së re.

Në këtë takim dy përfaqësuesit e Listës Serbe i kanë kërkuar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje që të krijojë shumicën për themelimin e institucioneve të reja.

Në rast të rritjes së numrit të ministrive mbi 12, Lista Serbe kërkon dy ministri, meqë sipas tyre janë partia më e madhe minoritare.

Gjithashtu dy zyrtarët e lartë të kësaj partie kanë thënë se krijimi i qeverisë së re është i pamundur pa përfshirjen e Listës Serbe.

Ndërkohë pak minuta më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me kërkesë të Albin Kurtit për të mbajtur seancën për krijimin e qeverisë.

Nuk dihet ende nëse Kurti edhe në seancën e kërkuar për krijimin e qeverisë do të shkojë pa një marrëveshje me LDK-në.