image Albin Kurti me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Mejë: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

Kosovë

Masakra/ Albin Kurti me Vjosa Osmanin bëjnë homazhe në Mejë: Familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe te varrezat në Mejë me rastin e përvjetorit të të zhdukurve.

Kurti ka rikujtuar se emrat e përmendur në Tribunalin e Hagës enden ende të lirë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot, 21 vjet pas, përgjegjësit – emrat e të cilëve janë përmendur edhe në Gjykimet e Tribunalit të Hagës – janë akoma të lirë dhe jetojnë pa shqetësime në vende të ndryshme të Ballkanit”, tha Kurti.

“Bëjmë thirrje që me të pasur mundësinë e gjykimit në mungesë, këta persona do të ndiqen penalisht dhe do të dënohen në mënyrë meritore për krimet që kanë kryer. Sepse familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët gjykim”, deklaroi Kurri.

Meja është vendi i masakrës më të madhe të policisë serbe dhe ushtrisë jugosllave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Prandaj 27 Prilli shënon Ditën e të Zhdukurve në Kosovë. 376 shqiptarë të moshave të ndryshme u vranë, masakruan dhe kidnapuan brenda ditës. /Gazeta Sinjali/