image Albin Kurti: Me qeverisjen tonë fillon shërbimi i obligueshëm ushtarak

Kosovë

Seanca/ Albin Kurti: Me qeverisjen tonë fillon shërbimi i obligueshëm ushtarak

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës si mandatar i qeverisë së re, ka njoftuar se shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm me qeverisjen e tij.

Ai teksa ka prezantuar programin qeverisës para deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës, ka thënë se të rinjtë e Kosovës me qeverisjen e tij, do të shkojnë në shërbim ushtarak të detyrueshëm.

Ai ka thënë se ky shërbim do të jetë me kohëzgjatje prej tre muajve.

“Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm. Në përputhje me praktikat dhe standardet e vendeve të NATO-s do t’i fillojmë përgatitjet për shërbim ushtarak të obligueshëm. Ky shërbim do të jetë prej kohëzgjatje 3 mujore  i cili do t’i ndihmojë FSK-së në rolin e saj të mbrojtjes”, ka thënë Kurti./Gazeta Sinjali/.