Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, sot do të mbajnë një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ndërsa konferenca do të mbahet në sheshin “Ali Ajeti” në qytetin e Podujevës.
“Kandidati i Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti mbajnë konferencë për media. (Sheshi ‘’Ali Ajeti’’ pranë objektit të Komunës së Podujevës, ora 09:00)”, thuhet në njoftim.
Kurse, partitë politike sot nisin edhe zyrtarisht fushatën pesëditore për kryetarin e Komunës së Podujevës.
Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës janë në garë që të marrin mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.