Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke replikuar me deputetin e AAK-së Daut Haradinajn, tha se nuk dyshon në patriotizmin e tij.
Replikat mes tyre nisën për shkak të taksës ku Kurti i tha se ‘ju në fund e lëshoni bajrakun për karrige”.
Këtu Haradinaj e kërkoi fjalën ku tha se për patriotizëm u mban shkollë të gjithëve.
Më pas Kurti mori fjalën dhe ndër të tjera tha se “Luftëtar i vërtetë është ai që s’merr kurrgjë mas luftës”.
Aktualisht seanca është në pauzë./Gazeta Sinjali/