image Albin Kurti: Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash

Kosovë

Deklarim/ Albin Kurti: Lista Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lista Serbe është krijuar si rezultat i një marrëveshje mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit disa vite më parë kur të dytë mbanin pozitat e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, respektivisht.

Gjithsesi, duket se Kurti ka ndërruar qasje sa i përket këtij subjekti politik.

Në të kaluarën ai i kishte quajtur ata të dirigjuar nga Beogradi dhe “parti-shtet”, duke thënë se në asnjë mënyrë ata nuk do të jenë në Qeverinë e tij. Po ashtu, Kurti kishte shkuar aq larg sa i quante ata “çetnikë”

Mirëpo gjatë një interviste në KTV, Kurti ka thënë se asnjëherë nuk kishte thënë se Lista Serbe nuk do të futej në Qeveri, dhe hyrja e tyre tani në dy ministri është falë Kushtetutës së Kosovës.

“Lisa Serbe nuk është aq e keqe, nuk i quaj çetnik tash”, ka thënë Kurti.

“Ne kemi bërë ndryshime. Tani nuk ka më zëvendëskryeministër serb siç ka pasur gjithmonë”, shtoi ai.