Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një intervistë televizive për KTV-në. Intervista është zhvilluar në ambientet e Zyrës së Kryeministrit, ndërsa aty prapa Kurti janë pozicionuar dy flamuj, shkruan Gazeta Sinjali.
Në intervistën e Kurtit shihet se prapa tij është vendosur flamuri i Kombëtar si dhe ai zyrtar i Kosovës, që dikur Kurti e kishte cilësuar si flamur lara-lara.
Në një protestë të VV-së sa ishte në opozitë, Kurti kishte deklaruar se nuk mund të shkohet përpara me flamurin lara-lara, duke aluduar në atë të Kosovës.
Në ndërkohë gjatë fushatës së fundit zgjedhore, Kurti ka thënë se do ta respektoj flamurin zyrtar të Kosovës, meqenëse do të bëhet kryeministër i Kosovës./Gazeta Sinjali/