Albin Kurti ka bërë betimin e tij si kryeministër i Kosovës menjëherë pas votimit të qeverisë së re me 66 vota për dhe 10 abstenime.
Seanca e sotme e Kuvendit që u thirr për votimin e Qeverisë Kurti, kaloi me shumë akuza dhe rivalitet nga ata që për shumë vite udhëhoqën Republikën e Kosovës.
Pas disa orësh tensione, tallje dhe paralajmërime për opozitë të fortë, deputetët me shumicë votash votuan qeverinë e re, kryesuar nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Teksa kujtojmë se pak para votimit të qeverisë deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit./Gazeta Sinjali/