image Albin Kurti ironizon me votën e Labinot Tahirit: I patë humbur nja 20 kilogramë

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti ironizon me votën e Labinot Tahirit: I patë humbur nja 20 kilogramë

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përdorur këngëtarin Labinot Tahirin për ta thumbuar Qeverinë Haradinaj lidhur me numrin e deputetëve që ka pasur legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës.

Kurti në “Talk to Talk” ka folur për mundësinë e një koalicionit paszgjedhor me LDK-në. Ai ka thënë se duhet të shikohet se edhe kush nga kandidatët për deputetë nga LDK do të bëhet deputetë, për shkak se sipas tij nuk duhet të ketë qeveri sikur ajo e  udhëhequr nga Haradinaj.

Kurti ka thënë Qeveria Haradinaj u krijua nga vota e këngëtarit, ndërsa tha se Labinot Tahiri i kishte humbur rreth 20 kilogram nga trysnia që i bëhej verën e vitit 2017.

“Unë duhet ta shikojë me vëmendje se kush  po fiton nga kandidatët për deputetë të LDK-se e cila për bindjen time nuk duhet të jetë si kjo e fundit me 61 vota që u formua me votën e këngëtarit nga Ferizaj, Labit. I cili më duket në verën e vitin 2017 i pati humbur nja 20 kilogramë nga trysnia që e takonin rastësisht në cilin do prej lokaleve të Prishtinës”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/