Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është infektuar me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti përmes një njoftimi në Facebook.
“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak kollë dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/