image Albin Kurti ia ul pagën vetit, por çfarë do të ndodhë me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Kosovë

Vendim/ Albin Kurti ia ul pagën vetit, por çfarë do të ndodhë me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve?

news image

Qeveria Kurti pritet që të mblidhet nesër për të diskutuar disa prej pikave të rendit të ditës. Ndër to pritet të jetë edhe shfuqizimi i vendit të Qeverisë Haradinaj i cili ia kishte rritur vetit dhe ministrave të tij pagën.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta, nesër Qeveria Kurti pritet që ta shfuqizoj këtë vendim, ku paga e kryeministrit dhe ajo e ministrave do të kthehet në gjendjen e kaluar siç ka qenë para se të rriten nga Haradinaj.

Plani i Kurtit është që vendimi i Haradinajt të shfuqizohet, por të mos preken pagat aktuale në sistemin e Drejtësisë, duke qëndruar rritjet e pagave që Haradinaj ua kishte bërë automatikisht gjyqtarëve e prokurorëve në Kosovë.

Nëse ky vendim miratohet nesër në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, atëherë paga e kryeministrit që ka qenë 2 mijë e 950 euro, do të kthehen në 1 mijë e 500 euro./Gazeta Sinjali/