image Albin Kurti i bën të duartrokasin të gjithë në Tiranë, ka edhe një kërkesë ndaj BE-së

Kosovë

Fjalim/ Albin Kurti i bën të duartrokasin të gjithë në Tiranë, ka edhe një kërkesë ndaj BE-së

news image

Në Tiranë mbahet sot samiti i paqes për Evropën Juglindore. Kryetari i VV-së, Albin Kurti e nisi fjalimin e tij duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve pasi në Tiranë ndihej si në shtëpinë e tij,  ashtu si në Prishtinë. 

“Edhe unë jam këtu si mysafir në samitin e paqes, por ndihem si në shtëpi edhe këtu në Tiranë,  si në Prishtinë, prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se gjejmë njëri-tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm”, tha Kurti.

Ai këtë takim e ka quajtur shumë të rëndësishëm për shkak se takimi është bërë për t’i kushtuar rëndësi një paqeje të qëndrueshme.

“Them takim shumë i rëndësishëm sepse këtu njerëzit bëhen bashkë për paqe dhe bashkimi për paqe është kushti për paqe të qëndrueshme.  Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ide që na udhëheqim dhe ide që na bëjnë bashkë.  Ndër rreziqet më të mëdha të njerëzimit është përcarja e samite të këtilla që i bëjnë bashkë njerëzit janë tepër të vlefshme. Republika e Kosovës, Shqipëria, dhe vende të tjera në Ballkan duan të anëtarësohen në BE. Këtu vlerat e përbashkëta dhe interesi ynë i përbashkët duhet të bëhet sa më aktiv në mënyrë që paqja dhe siguria afatgjatë të jenë pasoja të drejtëpërdrejta të zhvillimit të drejtësisë dhe demokracisë të cilët duhet të ndërtojmë edhe brenda dhe në marrëdhënie të shteteve me njera tjetrën.”

Kreu i Vetëvendosjes kishte dhe një apel për BE.

Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë, integrimit të sigurt në BE, me këtë rast duhet të ndryshojë jo vetëm rajoni por dhe BE sepse Ballkani Perëndimor dhe BE janë shumë të rëndësishëm për njëri tjetrin. Brenda shteteve tona duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë. Prandaj është e domosdoshme të jemi bashkë në kundërshtimin e varfërisë, padrejtësisë e pabarazisë”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/