image Albin Kurti flet përsëri për flamurin e Kosovës dhe për kamerierët 16-vjeçarë

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti flet përsëri për flamurin e Kosovës dhe për kamerierët 16-vjeçarë

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti , thotë se personat të cilët valëviten flamurin e Kosovës deri më tani, janë pikërisht ata që shuan ëndrrat e të gjithë të rinjve.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, në Kongresin e Dytë Kombëtar të të Rinjve ka thënë se ‘Rinia është motor i përparimit’.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka skemën e punësimit të garantuar në programin e tyre,  prej moshës 16-18 vjeç.

Kandidati për kryeministër tha se përderisa të rinjtë e moshës 16 vjeçare mund të punojnë në kafiteri, ata do të duhej të kishin edhe të drejt vote.

“Në shtetin tonë të shpallur të pavarur më shumë se 11 vite, rinia është neglizhuar, po ashtu edhe gratë dhe unë besoj që kjo është bërë në të njëjtën mënyrë. Është bërë me mekanizma e forume të cilat kanë pasur për synim përfshirjen e rinisë pa pjesëmarrjen e rinisë. Njësoj përfshirjen e grave pa pjesëmarrjen e grave, pra një lloj integrimi prej poshtë, me kusht që mbetesh poshtë. Dhe unë besoj që kjo qasje është problemi kryesor. Ne angazhohemi për pjesëmarrje, e cila është edhe përfshirje, por jo për përfshirje pa pjesëmarrje”, tha tha Kurti në debatin e parë politik të Kongresit Kombëtar të të Rinjve.

Kurti foli edhe për planet  që kanë për sistemin arsimor.

Sipas tij, LVV do të freskojë shkollën e mesme, ku nëpërmjet studentëve më të mirë të Universiteteve, sapo të diplomojnë të bëhen profesorë në shkollat e mesme.

Duke folur për simbolet shtetërore, Kurti tha se në rast se merr postin e kryeministrit, nuk  do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra, duke rikujtuar se njëjtë ka vepruar edhe si kryetar i komisionit për Punë të Jashtme.

 “Pika jonë më e fortë është që ata e kanë valëvitur flamurin e Kosovës deri tash, e që ta kanë vjedhur ardhmërinë edhe ty edhe mu, të shkojnë”, tha Kurti.