image Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk janë takuar mbrëmë, vjen sqarimi nga Kuvendi

Politikë

Politikë/ Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk janë takuar mbrëmë, vjen sqarimi nga Kuvendi

news image

Është i pavërtetë lajmi që qarkulloi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani janë takuar mbrëmë në një iftar, raporton Gazeta Sinjali.

Ky lajm është demantuar nga Kuvendi i Kosovës. Bekim Kupina, këshilltar i Vjosa Osmanit, i ka thënë Gazetës Sinjali se nuk është e vërtetë që kryeparlamentarja është takuar me Kurtin.

Ai bën me dije se fotografia ku Kurti e Osmani shihen në shoqërinë e disa diplomatëve ndërkombëtarë, është e nëntorit të vitit të kaluar. /Gazeta Sinjali/