image Albin Kurti e shtyen karrocën e deputetit të LDK-së, Vjosa Osmani të një personi tjetër

Kosovë

Dita Ndërkombëtare/ Albin Kurti e shtyen karrocën e deputetit të LDK-së, Vjosa Osmani të një personi tjetër

news image

Sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës me moton “Mos ma kufizo lëvizjen”.

Marshi i planifikuar të nisë prej orës 12:45 por që nisi pak më vonë ka filluar me prezencën e kryeministrit Kurti dhe kryekuvendaren Osmani, ku të dy janë parë duke shtyrë karrocat e personave me nevoja të veçanta.

Kurti ka shtyer karrocën e deputetit të LDK-së, Fetah Rudit, ndërsa Osmani të një personi tjetër.

Kurti madje shihet derisa detyrohet të zhvesh pallton e tij për të veshur maicën që kërkohej nga organizatori për të rritur vetëdijen mbi padrejtësitë që përjeton ky grup njerëzish.

“Shënimi i kësaj dite realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese të organizuara nga Handikos, në përpjekje të përmbushjes së të drejtave njerëzore”, shkruan ky grup./ Gazeta Sinjali/