image Albin Kurti e quan përsëri simbolin e Kosovës flamur lara-lara

Kosovë

Zgjedhje/ Albin Kurti e quan përsëri simbolin e Kosovës flamur lara-lara

news image

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur përsëri flamur lara-lara, flamurin e shtetit të Kosovës.

Gjatë një debati në Tv Dukagjini, Kurit i është rikujtuar që më parë e quante flamurin e Kosovës lara-lara, shkruan Gazeta Sinjali.

“…nuk mund të përparojmë shtetin me atë flamurin lara-lara…”, dëgjohej duke thënë Kurti vite më parë në një protestë.

Ai javë më parë kishte thënë fjalë të tjera për flamurin e Kosovës. Kishte thënë se do ta respektojë atë.

“Do ta respektojë flamurin e Kosovës, por do ta respektoj flamurin Kombëtar…”, dëgjohet duke thënë Kurti në një intervistë javë më parë.

Por ai përsëri edhe sonte e quajti flamur lara-lara.

 “Flamuri lara-lara është, unë nuk ia kam zgjedhur ngjyrat”, ka deklaruar Kurti.

Ai është arsyetuar se nuk ka pasur asnjë diskutim për këtë çështje, madje ka kujtuar ndalesat që ka pasur për flamurin e Kosovë.

“Asnjë diskutim të pakën nuk ka pasur. Madje ka pasur edhe disa ndalesa të mos jetë ngjyra e zezë, e kuqe dhe shqiponje”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i VV-së, ka tentuar ta lavdëroj vetën duke thënë se ai do ta çoj vendin përpara, ndërsa të tjerët ta valojnë flamurin.

“Unë e çoj shtetin përpara ndërsa flamurin do ta valoni ju”, ka thënë Kurti.

“Ju takon edhe juve ta valoni sepse do ta drejtoni shtetin”, i është kundërpërgjigjur analisti, Imer Mushkolaj./Gazeta Sinjali/.