Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pyetur deputetën e LDK-së Valentina Bunjakun se pse nuk e shkarkoi ndonjë ministër tjetër të kësaj partie por, Agim Veliun. Këtë pyetje e ka bërë Kurti pasi Bunjaku akuzoi Vetëvendosjen se po vazhdojnë ta lënë presidentin Thaçi në pushtet.
“Pse nuk e shkarkova një tjetër ministër të LDK-së, pse jo një ditë tjetër po atë ditë. Kur e pyeti gazetari a jeni për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme tha po sigurisht, nuk mundesh ashtu. Qeveria nuk mund të ketë ministra që flasin në mesnatë e nuk flasin në mbledhje të qeverisë”, tha Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej Kurti tha se nëse dyshoni se’ a e udhëheqi unë dialogun me Serbinë me provoni dhe kqyrni seri’, u shpreh ai.
Ai tha se partneri i koalicionit i ka kërkuar heqjen e taksës pa reciprocitet.
“Kjo është gabim”, tha Kurti ndër të tjera. /Gazeta Sinjali/