image Albin Kurti e emëron këshilltar politik Driton Talin

Kosovë

Vendim/ Albin Kurti e emëron këshilltar politik Driton Talin

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Driton Talin këshilltar politik për çështje të koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga vetë Zyra e Kryeministrit, transmeton Gazeta Sinjali.

Driton Tali mbaroi studimet bachelor në vitin 1995, në Londër, drejtimin për Menaxhment dhe Financa, për të vazhduar në MBA (Financa) dhe DBA (Lidership), në Universitetin e Westministrit, gjegjësisht në Universitetin Hull.

Nga viti 1996 punësohet në bankën “Lloyds”, në Londër, në sektorin e investimeve, si analizues. Kurse nga viti 2000 deri më 2004 ishte i punësuar në firmën investuese “Prime”, në Londër, si analizues senior i investimeve. Tani udhëheq biznesin privat.

Tali ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën e tretë (2007-2010). Gjatë asaj legjislature mbahet mend si deputeti më aktiv, i cili ishte i angazhuar sidomos në luftën kundër korrupsionit, por edhe aferave të tjera të rëndësisë primare për Republikën e Kosovës./Gazeta Sinjali/