Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një komunikate për media, bën të ditur se sot ka emëruar zëvendësministër Avni Zogianin, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.
“Duke i uruar suksese Zëvendësministrit Zogiani në detyrën e re, Kryeministri Kurti ka thënë se këto dy sektorë Infrastruktura dhe Ambienti do ta kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë”, thuhet në komunikatë.