image Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nisen drejt Mynihut për Konferencën e Sigurisë

Kosovë

Takimi/ Albin Kurti dhe Glauk Konjufca nisen drejt Mynihut për Konferencën e Sigurisë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Jashtme janë parë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, duke kryer kontrollet rutinore.

Kurti është duke udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes shumë zyrtarëve të huaj, ku hapjen e kësaj konference do ta bëj ambasadori amerikan, Richard Grenell.

Lajmin për shkuarjen e Kurtit në Mynih e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit.

Në Mynih, ndodhet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,i cili gjatë ditës së djeshme u takua me homologun e tij Aleksandar Vuçiq, për të nënshkruar marrëveshjen e linjës hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti dhe Thaçi në konferencë do të përballen me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili gjatë ditë së djeshme i dërgoi letër Kurtit, duke i kërkuar heqjen e taksës dhe normalizimin e raporteve me Serbinë./ Gazeta Sinjali/