image Albin Kurti deklarohet për Shpend Maxhunin, “s’di si e dekorojnë atë njeri”

Albin Kurti deklarohet për Shpend Maxhunin, “s’di si e dekorojnë atë njeri”

news image

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, është deklaruar për kërkesën e ish-kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, për t’u kthyer në polici.

Sipas Kurtit dekorimi i Maxhunit nga ana e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka qenë gabim.

“Nuk e kam parë kërkesën për rikthimin e Maxhunit në polici por e kam parë që e kanë dekoruar e që është gabim, s’e di si e dekorojnë atë njëri por çfarë të bëjmë tash”, është shprehur Kurti ndër të tjera.

Më tej ai ka përshëndetur dorëheqjen e Shpend Maxhunit duke shtuar se ndryshimet do të fillojë t’i bëjë partia e tij./Gazeta Sinjali/