Sot do të zhvillohen dy duele të tjera në kuadër të xhiros së dytë të edicionit të ri të Albi Mall Superligës.
Kampioni i Kosovës, Ballkani do të mirëpresë në Suharekë skuadrën e Feronikelit 74.
‘Portokallinjtë’ e filluan edicionin e ri me një fitore minimale 1-0 ndaj Lirisë javën që shkoi.
Feronikeli ndërkohë e nisi me humbje kampionatin, duke humbur me rezultat 3-1, raporton Sinjali Sporti.
Ndeshja tjetër e cila pritet të jetë mjaft interesante është ajo mes Llapit dhe Dukagjinit.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren e tyre të parë për këtë edicion, pasi e nisën me humbje xhiron e parë.
Dukagjini u mposht në shtëpi nga Malisheva me rezultat minimal 1-0, kurse Llapi humbi me rezultat 2-0 ndaj Dritës si mysafir.
Të dyja duelet fillojnë nga ora 17:00.