Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat këtë të diel mbrëma në emisionin më të ri “Zemër Luana”, ku udhëhiqet nga moderatorja e njohur Luana Vjollca.
Në një rubrikë emisioni këngëtarja është pyetur: Je shprehur për Beatrix edhe vajzat e tjera me një mesazh mjaft të duhur: “Një burrë që nuk të respekton nuk të meriton!”, si duhet të jetë partneri i ardhshëm i Beatrix?”
Albërie u shprehë se “duhet të jetë jo legen por burrë me “rr” të fortë, jo me “r”.
Por a ishte kjo një kunjë kundrejt Donaldit?
Kujtojmë se mbesa e saj Beatrix, gjatë kohës sa ishte brenda “Big Brother Vip”, përjetoi një romancë me moderatorin Donald Veshaj. Dhe, pasi dolën nga shtëpia lidhja e tyre u distancua, ku së fundmi Donaldi është rikthyer te lidhja e tij e mëhershme me Bora Zemanin.